07.05.2025 - AKTIVITET TRAJNUES: “Avantazhet dhe disavantazhet e përdorimit të inteligjencës artificiale”

Shkolla e Magjistraturës, më datë 7 maj 2025, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Avantazhet dhe disavantazhet e përdorimit të inteligjencës artificiale. Dallimet midis Universit dhe Metaversit dhe raportet me pronësinë intelektuale. Dëmet që rrjedhin nga përdorimi i inteligjencës artificiale. Përgjegjësia civile, administrative dhe penale”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.

Ky aktivitet u drejtua nga:

Ekspertë: Mariana Semini (Tutulani) dhe Antonela Prendi

Lehtësuese: Rovena Beqiraj

Qëllimi i këtij trajnimi është: Të pajisë pjesëmarrësit me njohuri të thelluara dhe ndërdisiplinore mbi ndikimin e inteligjencës artificiale dhe Metaversit në shoqëri, ekonomi dhe drejtësi, duke trajtuar avantazhet, rreziqet, dhe veçanërisht sfidat e reja që lidhen me mbrojtjen e pronësisë intelektuale, përdorimin e NFT-ve, dhe përgjegjësinë ligjore në një realitet gjithnjë e më virtual.

Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve.

Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:

  • Avantazhet dhe disavantazhet e përdorimit të inteligjencës artificiale dhe sfidat e inovatorëve për të mbrojtur idetë dhe investimet e tyre nëpërmjet PI-së. A mund të quhet shpikës një teknologji IA?
  • Përgjegjësia juridike për dëmet që rrjedhin nga përdorimi i inteligjencës artificiale: sfida në të drejtën civile, administrative dhe penale.
  • Dallimet ndërmjet Universit (realiteti fizik) dhe Metaversit (realiteti virtual). Sfidat e reja të pronësisë intelektuale në Metavers, përfshirë përdorimin e markave tregtare në NFT dhe fenomenin e falsifikimeve.

Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë, oficerë të policisë gjyqësore dhe kancelarë të Republikës së Shqipërisë.